13 Mars, 2019

Me kë e ka fëmijën? Pas ndarjes nga i fejuari, Lady Gaga shtatzënë


Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga ka reaguar në lidhje me thashethemet se është në pritje të ëmbël.

Gaga ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që janë shkruar së fundmi për të, dhe është shprehur se është në shtatzënë me albumin më të ri.

“Thashethemet se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me # LG6”, shkruan Lady në rrjetet sociale, duke iu referuar albumit të gjashtë mbi të cilin po punon aktualisht.

Ndërkohë fansat e saj të shumtë e kanë përdorur këtë situatë për të krijuar disa meme shumë të lezetshme me eko shtatzënie apo batuta të tipit: “Shpresoj të të plasin ujërat!”.

Kujtojmë se këngëtarja e famshme po rritet shumë profesionalisht pas duetit Shallow në Academy Awards me bashkëpunëtorin dhe regjisorin e filmit “A Star Is Born”, Bradley Cooper.

Gjithashtu pak kohë më parë u përfol edhe për një lidhje romantike mes Gagës dhe Cooper, duke u referuar te marrëdhënia e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin dhe kimia e tyre.

Lady i ka dhënë fund fejesës së saj me Christian Carino-n.

© Panoramaplus.al