6 Mars, 2024

“Më kapi nga duart dhe tentoi të më godasë”- Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë në sy të vajzës, aktorja: Ishte agresiv, ne u vetëmbrojtëm


Është zbardhur dëshmia e Elia Zaharisë për përplasjen e saj fizike me Princ Lekën në sy të vajzës së tyre, Geralinda, ditën e djeshme (5 mars).

Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste.

Aktroja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia janë vetëmbrojtur.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.

© Panoramaplus.al