13 Shkurt, 2020

“Më kanë tradhtuar dhe kam falur”- Moderatorja Fjodora Fjora zbulon detaje nga jeta private: Jam në një lidhje, martesa s’bën për mua


Moderatorja Fjodora Fjora ka zbuluar detaje nga jeta e saj private duke pranuar se është në një lidhje.

E ftuar në emisionin “Glamour Zonë” në RTV Ora, ajo është shprehur se ndihet e lumtur me jetën e saj private dhe se martesa nuk është bën për të.

Ndërsa pranoi se ka kthyer dy herë unazën e saj.

“Je në një lidhje apo në një njohje?”- u pyet ajo nga moderatorja Ester Bylyku.

“Është e komplikuar”- tha Fjora.

Ndërsa pyetjes nga anon nga “po” apo “jo”, iu përgjigj: “Po-ja. Jam e lumtur me jetën private sepse nuk kushtëzohet vetëm nga një lidhje që ka të bëjë me një mashkull. Jam prind dhe ndihem mirë. Momenti dhe stadi ku ndodhet jeta ime më pëlqen. E kam menduar martesën. Më ka ardhur minimumi tre herë martesa në derë. Në dy prej tyre e kam kthyer edhe unazën mbrapsht. Për 1000 arsye nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, nuk ndihesha gati. Institucioni i martesës nuk bën për mua. Kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj jetën time.

Gjatë diskutimit për tradhtinë, Fjodora Fjora tha se është njerëzore dhe e mbivlerësuar.

Ndërsa pranoi se vetë është tradhtuar.

Fjodora Fjora: Jo, mund të ketë pasur situata përgjatë lidhjes por nuk ka qenë ajo shkaku padyshim. Unë jam një njeri që di të pranoj dhe të suportoj dhe të kuptoj se kjo puna e tradhtisë është e mbivlerësuar. Tradhtia është njerëzore. Nëse je gati për ta kapërcyer këtë gjë brenda vetes, dhe njeriun aty thjesht e do duhet të dish të tolerosh, të kuptosh dhe që faji mund të mos ketë qenë vetëm i tij por edhe i yti. nuk duhet të marrim faje përsipër. Nuk mund ta gjej fiks momentin sepse kur kjo gjë më ka ndodhur ka kaluar shumë kohë. Por dua të them se puna e tradhtisë është e mbivlerësuar.”

Ester Bylyku: Pra ty të ka tradhtuar dikush dhe ti e ke falur?

Fjodora Fjora: Them se po (qesh).

© Panoramaplus.al