13 Janar, 2024

“Më kanë shfrytëzuar”- Arbër Hajdari apo Balina? Arjola Demiri tregon opinionistin më “fake” të “Big Brother VIP”: Nuk më ka pëlqyer fare…


Aktorja e njohur e humorit Arjola Demiri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ndër të tjera nuk la pa përmendur edhe eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 1”.

Teksa u pyet nga gazetari se si i janë dukur opinionistët e këtij reality shoë, ajo tha Arbër Hajdari ka qenë më i drejtë dhe më korrekt se Balina Bodinaku në komentet e tij, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk i ka pëlqyer fare pasi opinionet e saj kanë qenë të pavend.

“Arbri më ka ardhur i drejtë, ka pasur dhe nënmesazhe që unë nuk kam ditur t’i lexoj, por që kanë qenë në favorin tim. Balinën nuk e dija që kishte një të preferuar, ka pasur ndasi haptazi. Opionionet e saj kanë qenë pavend. Nuk më ka pëlqyer fare Balina. Arbri ka qenë i drejtpërdrejtë dhe korrekt. Ndoshta ka pasur të preferuarin e tij, por nuk është kuptuar kurrë.”– u shpreh aktorja.

Nga ana tjetër Arjola tregoi se marrëdhënia e saj është krisur me disa miq që i njihte nga jashta shtëpusë sepse sipas saj ata e kanë shfrytëzuar dhe xhelozuar atë.

“Kam ndjerë një xhelozi nga ata. Me njerëz që ke ngrënë e ke pirë, e aty brenda përfitojnë nga emri yt… Më kanë shfrytëzuar. I kam përkrahur për artistët që kanë qenë dhe më kanë zhgënjyer aty brenda. Unë i lë të abuzojnë deri në pikën e fundit, pastaj tërhiqem. Largohem pa shumë drama, sepse e di ku të çojnë ato. I duroj deri në një farë pike.”- tha Arjola.

© Panoramaplus.al