Moderatori i njohur Ronaldo Sharka mesa duket akoma po e vuan shumë largimin e babait të tij nga kjo jetë.

Së fundmi ai i ka emocionuar të gjithë me fjalët kushtuar të atit, i cili vdiq disa muaj më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Teksa postoi në Instagram një foto me të, Ronaldo ka treguar se e ka marrë malli për kohën që ata kalonin me njëri-trejtrin në shtëpinë e tyre në fshat.
“Ta dish sa më ka marrë malli ta pimë një cigare bashkë, aty në rrëmujën e shtëpisë sonë në fshat por plot dashuri”, shkruan Ronaldo bashkangjitur fotografisë të publikuar në InstaStory.

Kujtojmë që babai i moderatorit ndërroi jetë disa ditë pas daljes së të birit nga ky reality show, ndërsa Ronaldo kishte treguar se i ati prej kohësh vuante nga kanceri.
Kjo ishte një prej humbjeve më të mëdha e të dhimbshme për moderatorin, që pati fatin e mirë t’i kalonte me babain ditët e fundit të jetës së tij, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.


