24 Qershor, 2024

“Më ka marrë malli për buzëqeshjen tënde Babo”/ Ndërroi jetë 7 muaj më parë, Jul Deda kujton me mall të atin


Ish-banori i BBV3, Julian Deda 7 muaj më parë është përballur me humbjen e të atit, aktorit të njohur të humorit Zef Deda.

Së fundmi ai ka ndarë një foto me babain e tij në rrjetet sociale, ku duket se i mungon shumë ai dhe buzëqeshja e tij.

Juli e kujtonte të atin edhe brenda shtëpisë së Big Bother Vip ku shpesh e shoqëronin edhe lotët.

Në postimin e bërë Juli shkruan: “Sot, 7 muaj pa ty. Prehu i qetë zemra ime. Të dua shumë…! Më ka marrë malli për buzëqeshjen tënde Babo”.

Nuk mund të lëmë pa përmendur marrëdhënien e mirë që Juli kishte me të atin e ndjerë gjatë kohës që ai ishte në jetë.

© Panoramaplus.al