28 Prill, 2018

“Më ka marrë malli aq shumë për ty…”, për kë e ka fjalën Elvana Gjata?


Ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, e cila numëron shumë vite në skenë. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, karriera e të cilës ka qenë gjithmonë në ngritje.

Pas një mungese në skenën shqiptare, ajo u rikthye me albumin 3EP dhe me dy bashkëpunime. Atë me reperin më të njohur në botë Ty Dolla Sign “Off Guar” dhe publikoi këngën “Shade” me producentin e mirënjohur Poo Bear.

Ndërkohë Elvana ka përdorur rrjetin social “Instagram” për të dhënë një tjetër lajm të mirë për fansat.

Ajo ka paralajmëruar se do të zhvillojë disa koncerte në qytete të ndryshme në Zvicrës, Shqipëri, Kosovë e në Greqi. Njëri prej tyre është “Color Day Festival” që do të mbahet më 12 maj në Tiranë dhe do të prezantohet nga Fatma Methasani.

“Më ka marr malli aq shumë për ty”, shprehet këngëtarja në postimin ky lajmëron datat e koncerteve.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al