29 Dhjetor, 2020

Me gjoksin në plan të parë, Bella Thorne publikon videon e veshur me këtë fustan seksi


Bella Thorne publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, ku shfaqej e veshur me një fustan seksi të ngushtë pas trupit.

bella thorne (1)

Aktorja 23-vjeçare kishte zgjedhur fustanin gri për të mahnitur ndjekësit e saj me postimin në Instastory, raporton “Daily Mail”.

bella thorne (9)

Bukuroshja seksi kishte një dekolte të hapur që i theksonte edhe më shumë gjoksin.

bella thorne (8)

Pamjen e saj, Bella e plotësoi me anë të aksesorëve prej argjendi, teksa make up-i profesional i theksonte sytë, si dhe buzët për të cilat kishte zgjedhur një ngjyrë të kuqe.

bella thorne (10)

Flokët portokalli, aktorja kishte zgjedhur t’i mbante të lëshuara dhe me onde.

bella thorne (6)

Për Thorne gjithashtu festat kanë mbërritur, pasi para pak ditësh, ajo publikoi disa foto joshëse, e veshur me të brendshme të zeza, teksa mbi supe kishte hedhur një pallto gjatë kohës që pozonte në borë.

bella thorne (7)

Ndër të tjera, aktorja publikoi edhe disa imazhe ku shfaqej e veshur me të brendshme të bardha, teksa në kokë mbante kapuçin e Babagjyshit.

bella thorne (6)

Që prej vitit 2019, bukuroshja seksi është në një lidhje romantike me këngëtarin italian Benjamin Mascolo, 27-vjeç.

bella thorne (5) bella thorne (4)

© Panoramaplus.al