21 Korrik, 2018

Me fustanin e shkurtër hipur mbi tavolinë, Luana Vjollca publikon këngën më të re


Luana Vjollca ka publikuar një ditë më parë këngën e radhës me titull “Vetëm ty”. Pas suksesit që pati me bashkëpunimin me këngëtarin Bujar Qamili, “Mi dhe flakë mallit tim”, ajo vjen me një këngë ritmike e që kur e dëgjon të bën të kërcesh.

“Falje s’ka, shpirtin ma ke vra, nuk kthehem më me ty, me ty, sa, sa nuk e di ti sa m’ke vra, se une vetem ty t’kam dasht”, është refreni i këngës ndërsa vetë Luana shfaqet si gjithmonë shumë seksi.

Ndërkohë në klip ajo shfaqet duke kërcyer këmbëzbathur në një rrugicë të Gjakovës, e veshur me një fustan të shkurtër. “Aq shume e kam shijuar sa vendosa te dal kembezbathur”, ka shkruar Luana në postimin e saj në profilin e saj në “Instagram”.


Panorama Plus

© Panoramaplus.al