13 Shtator, 2019

Me fustan të gjerë dhe disa kilogramë më shumë, Elisa Spiropali shtatzënë?


Pak ditë më parë filloi punimet Parlamenti dhe pa dyshim nuk kishte se si të mungonte aty paparazzi ynë, në kërkim të fotove pikante që bëjnë lajm. Dhe lajmin e parë për këtë vjeshtë duket se do të na e japë Elisa Spiropali, një nga ministret e qeverisë Rama dhe një zonjë mjaft e hijshme gjithashtu.

Ajo u shfaq në Parlament me një fustan pink, të gjatë dhe të gjerë dhe një xhaketë të bardhë, gjithashtu të gjatë dhe të gjerë. Zonja Spiropali ishte kujdesur që të kishte sa më shumë zhurmues në trup, në mënyrë që format të mos binin në sy. Gjëja e parë që na ra në sy ishte portreti i saj disi më i mbushur.

Por ajo nuk është e një shtatzënie domosdoshmërisht, sepse në pushime të gjithë shtojmë në peshë. Por në lëvizjet që bënte ra menjëherë në sy barku i rrumbullakosur, i cili na bën të dyshojmë për një shtatzëni. Kujtojmë se Elisa ka një vajzë katërvjeçare dhe me siguri ka ardhur koha për të pasur një fëmijë të dytë. Të shohim nëse është me të vërtetë shtatzënë, lajm të cilin do të na e konfirmojë vetë ajo me siguri.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al