Aktorja e njohur Halle Berry ka marrë një urim mjaft të veçantë nga partneri i saj Van Hunt në Ditën e Nënës.

54 vjeçari ka postuar në faqen e tij të Instagram një foto “nudo” të aktores në ballkonin e shtëpisë së saj.
Ndërsa krahas shkruan: “Gëzuar ditën e nënës nga thellësia e zemrës time”.

Me flokët e rëna mbi supe e mbështetur në kangjellat e ballkonit dhe lakuriq, Berry ka vënë në pah format e saj perfekte trupore.
Kujtojmë që historia e tyre e dashurisë filloi në Instagram, ku fillimisht ata u bënë shokë gjatë kohës së pandemisë, në vitin 2020 dhe komunikuan online rreth 4 muaj, për të vazhduar më pas në një romancë dashurie.

Aktorja ka një djalë 10 vjeçar nga martesa me Oliver Martinez, Maceo.


