Enca Haxhia njihet për format e kolme trupore, të cilat nuk nguron t’i theksojë në çdo postim që bën në rrjete sociale.

Pasi pësoi një aksident dhe theu këmbën, këngëtarja tregoi disa muaj më parë se gjatë periudhës së shërimit pas operacionit të vështirë, kishte shtuar peshë.

Mirëpo, tani që sezoni i verës po afron, duket se artistja ka mundur të kthehet sërish në super formë dhe këtë e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Enca pozoi e veshur me bikini ngjyrë pink, teksa flokët e gjatë që i prekin të pasmet i kishte të lëshuar dhe të drejtë.

Ajo vuri në plan të parë të pasmet bombastike, duke pozuar gjysmë me kurriz nga kamera.

Me anë të kësaj fotoje, Enca zbuloi se së shpejti do të jetë gati projekti i ri muzikor i saj, disa skena nga videoklipi i të cilit janë xhiruar në bregdet.


