7 Janar, 2020

Me flokë apo qeros? Olta Gixhari zbulon sa i pasur është i dashuri i saj: Nuk do lidhesha kurrë me një artist


Olta Gixhari është në një lidhje me dashurie dhe ndihet shumë e lumtur me personin që ka në krah.

E ftuar në emisionin “Siluetë”, aktorja zbuloi detaje nga lidhja e saj duke përshkruar të dashurin.

Olta tha se ai ka një ekonomi mesatare dhe jo i pasur, duke u shprehur se ka zgjedhur dashurinë në vend të lekëve.

Gjithashtu aktorja shtoi se partneri i saj nuk është artist pasi nuk do lidhej kurrë me një të tillë.

Olta Gixhari: “Po. Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë.”

“Është me flokë apo qeros?” u pyet ajo.

Olta Gixhari: “Është me flokë, as brun as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk është artist, nuk do lidhesha asnjëherë me një artist.”

© Panoramaplus.al