Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është mjaft i kujdesshëm dhe rrallëherë zbulon ndonjë detaj nga jeta e tij private. Por mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, njëri nga fëmijët e pyet: “Cila ka qenë e dashura e parë dhe kur e ke puthur për herë të parë?”.

Pa iu dridhur qerpiku, tha me emër e më mbiemër cila ishte e para vajzë që pëlqente në shkollë, që, me gjasë, ai e kishte të dashur: “Për herë të parë e kam puthur në shkollë, quhet Blerina Bakia…” – tha ai pa problem.

Më pas Renato shtoi se ajo është e martuar me amerikan dhe jeton në Amerikë, ndaj nuk është problem që ia përmend emrin, sepse “ai nuk merr vesh gjë”.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
