7 Tetor, 2020

“Më e bukura ndonjëherë”- Baba së shpejti, Ledri Vula i dedikon këngë vajzës që s’ka ardhur ende në jetë


Ledri Vula mbrëmjen e së martës publikoi një foto të ekos së vajzës së tij, që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“10.10.2020”– shkroi këngëtari, në imazhin e ekos dhe menjëherë u hamendësua se kjo ishte data e lindjes së vogëlushes.

Por partnerja e tij ka sqaruar gjithçka, duke zbuluar se bëhet fjalë për një këngë të re të Ledri Vulës që i dedikohet foshnjës së tyre.

“Kënga më e mirë e jotja ndonjëherë ❤️”- shkroi një fans në koment.

Dhe Sara Hoxha e konfirmoi duke i kthyer përgjigje: “Kështu mendoj edhe unë ??‍♀️.”

Sipas të dhënave në eko e bebit, kënga titullohet “Si baba” dhe do të dalë në orën 20:00 në datën 10 tetor.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al