12 Shkurt, 2020

Me dy martesa të dështuara nuk lindi kurrë fëmijë, në 51-vjetorin e lindjes Jennifer Aniston shpreh dëshirën për tu bërë nënë: Në të ardhmen …


Ndërsa festoi 51-vjetorin, Jennifer Aniston ka shprehur dëshirën për tu bërë nënë. 

Në një intervistë për shoqen e saj Sandra Bullock, aktorja e famshme tha se sheh fëmijë në të ardhmen e saj.

“Çfarë është ajo gjë që ende nuk ke bërë dhe dëshiron ta realizosh?”– e pyeti Sandra.

Ndërsa Jennifer u përgjigj: “E shoh veten duke dëgjuar oqeanin, duke e parë oqeanin, duke dëgjuar të qeshura, të shih fëmijët duke vrapuar, të dëgjoj akullin në gotë, erën e ushqimit të kuzhinë duke u gatuar. Këto janë pamjet që më vijnë në kokë.”

Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt nga 2000-2005 dhe Justin Theroux nga 2015-2017.

Ndërkohë ka qenë e lidhur me një sërë yjesh të tjerë por ajo kurrë nuk është bërë nënë.

© Panoramaplus.al