Moderatorja e njohur, Dojna Mema, ka treguar se është shumë e lidhur me gjyshen e saj, me të cilën prej disa kohësh realizon video të ndryshme që i publikon në rrjete sociale.

Por, mbrëmjen e djeshme, Dojna na prezantoi edhe me gjyshen tjetër, nga ana e babit, e cila për fat të keq nuk jeton më.

Bukuroshja publikoi në Instastory një foto të realizuar gjatë fëmijërisë së saj, dhe ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që ka me të.

“Gjyshja ime tjetër, nga ana e babit, që nuk e jetova gjatë. Po shihja albumin dhe më duket mua apo kemi ngjashmëri të madhe?”, shkroi ajo krahas fotos.

Tashmë që është shkëputur nga ekrani, Dojna është fokusuar tek kanali që ka hapur në “Youtube”, ku publikon video me gjyshen e saj nga ana e mamit.
© Panoramaplus.al
