27 Nëntor, 2020

“Më duhet të qëndroj e fortë që…”- Adrola Dushi i bën dedikimin e ëmbël të birit në 7-vjetorin e lindjes dhe zbulon pamjet nga festa që i organizoi


Ditën e djeshme, djali i Adrola Dushit, Troi, festoi 7-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, modelja shkoi pranë tij, në SHBA.

adrola dushi (1)

Dhe Adrola Dushi ndau me ndjekësit pamjet nga super festa që i organizoi të birit. Ajo publikoi foto e video, ku shihet ambienti i shndërruar në “galaksinë e Troit”.

adrola dushi (4)

Në video duken tullumbacet, planetët e varur, si dhe pema e Krishtlindjeve e zbukuruar.

Galaksia e Troit,”- shkroi Adrola krahas videos së publikuar në Instastory.

Ndërkohë, ajo publikoi edhe një foto krah djalit, ku shkruante: “Para shtatë vitesh, në këtë datë dhe në këtë orë, unë preka mrekullinë me dorë. O Fryma ime, m’u bëfsh 100 vjeç!

Ma gëzofsh çdo ditë në jetë, se përveçse je gjëja më e bukur që më kanë parë sytë, je dhe njeriu më i shenjtë që unë njoh.

adrola dushi (3)

Ti erdhe si bekim në jetën time, se, pavarësisht çdo gjëje që sjell jeta, unë e di që më duhet të qëndroj e fortë pikërisht që syve të tu plot jetë t’mos ju humbasë shkëlqimi.

Asnjë natë nuk mund t’i mbyll sytë pa falënderuar Zotin për ty. Ti je jeta ime, shoku më i mirë i mamit dhe në të dy bashkë do ja dalim në çdo gjë.

Happy birthday biri im!

adrola dushi (3)

Adrola ka treguar se pengu më i madh i saj është fakti që nuk mund të kalojë dot shumë kohë pranë të birit, për shkak se është në lëvizje nga puna që bën.

adrola dushi (4)

© Panoramaplus.al