Arbana Osmani mirëpriti në jetë Diellin pak ditë më parë.
Dhe ajo iu është rikthyer aktiviteteve të saj të përditshme dhe punës.
Moderatorja e tregoi këtë teksa publikoi një foto të ëmbël me vogëlushin në krahë.
Ajo shihet me Diellin në dorë e ulur në një karrige ndërkohë që parukierja i rregullon flokët.
“Si është të bëhesh gati për të xhiruar gjatë këtyre ditëve ?,”- shkroi moderatorja krahas imazhit.
Arbana Osmani mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë me Eduart Grishajn, më 19 tetor.
Ajo është nënë edhe e një djali, Jonit nga martesa e mëparshme.







