Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka treguar se është pa komplekse. Shpesh ajo ka ndarë me ndjekësit video e foto të ndryshme të paedituara në mënyrë që të ngjallë te fansat e saj dashurinë për veten ashtu siç janë.

Kështu ka bërë edhe së fundmi. 32-vjeçarja ka publikuar në rrjetin social TikTok një video, duke treguar dukjen e saj pa makeup, krahasuar me atë kur bën makeup. Videoja në fjalë është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar edhe për pamjen e saj natyrale dhe guximin për t’u shfaqur pa grim në rrjetet sociale.
@beberexhaPicasso ?????♬ Whats this I like it Picasso Yeah datway – ReefaTV
Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha, shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.
Artistja këto muaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi u rikthye me një rrëfim. Ajo zhvilloi një bisedë me pyetje-përgjigje në rrjetin social Twitter me ndjekësit e saj duke treguar se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale.
“Çfarë të mban të motivuar kur je në periudha të vështira?”- e pyeti një ndjekës Beben e cila u përgjigj se ajo çfarë e mban të motivuar është “antidepresanti.”
© Panoramaplus.al
