28 Nëntor, 2020

“Më dënuan me një vit burg”- Mihrije Braha i habit të gjithë me historinë e padëgjuar më parë


Mbrëmjen e djeshme, Mihrije Braha ka qenë e ftuar në rubrikën “5 data” në “Prive”, ku ka treguar një ngjarje të cilën nuk e ka ditur askush më parë.

mihrije braha (1)

Ajo ka rrëfyer se është dënuar me një vit burg shumë kohë më parë dhe ka treguar edhe arsyen pse ka ndodhur kjo.

mihrije braha (3)

Gjatë intervistës, ajo tha se tre dekada më parë artistët e kishin pothuajse të pamundur të udhëtonin nga një vend në një tjetër dhe për këtë arsye është ndaluar nga policia.

mihrije braha (1)

Nisemi me Naimin me shku në Maqedoni dhe na ndalon policia na thonë pse keni qenë në Shqipëri. Na marrin pasaportat, na kthejnë, na dënojnë me një vit burg dhe me kusht dy vjet. Na dënojnë dhe me dinarë (lekë),”- rrëfeu Mihrija.

mihrije braha (4)

Megjithatë, çifti pagoi paratë dhe nuk bëri një vit burg.

Ndërkohë para disa ditësh ajo rrëfeu periudhën e vështirë, kur bashkëshorti i saj luftonte me kancerin.

mihrije braha

Mihrija ka treguar se ky ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë dhe pavarësisht se para Naimit dukej si grua e fortë, në të vërtetë brenda vetes ishte shumë e dobët.

mihrije braha1

© Panoramaplus.al