Roza Lati ka qenë në një lidhje prej 1 viti me milionerin, Arbër Tresku. Vetë moderatorja bëri publike marrëdhënien me Arbrin në rrjetet sociale.

Por romanca e tyre mori fund. Roza tha se jeta e tyre mori drejtime të ndryshme dhe se i dashuri i saj u largua jashtë vendit, duke theksuar se është kundër lidhjeve në distancë.
“Me gjithë respektin unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë time më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin.
Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërisë, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të Adrolës. Lidhje të mirëfilltë që kam bërë publike ky është i vetmi sepse nëse kam pasur një shok, ka qenë histori tjetër. Sepse mua ende më dinin gjithë jetën me Stinen. Është një person që e kam dashur shumë,”- tha Roza në emisionin e saj Why Not në RTV Ora.

Moderatorja tregoi edhe dhuratën e vetme qe i ka bërë i dashuri i saj duke thënë se ishin vetëm një palë konversa.
Roza shtoi se tashmë meshkujt shqiptarë e kanë kuptuar materializmin tek femrat dhe kanë filluar ti matin pulsi, duke u shprehet se Arbri e çoi tek burimi por nuk i dha ujë.
“Me thënë të drejtën ish-i dashuri im milioner e vetmja dhuratë që mua më ka bërë janë një vetëm palë konversa sepse “hë se punon kjo, se ja mundëson vetë vetes që kështu s’ka nevojë”. Shiko unë mendoj se meshkujt shqiptarë ka ardhur një pikë që po e kuptojnë se si janë bërë femrat pas materializmit dhe janë shtrënguar goxha. Unë i shoh meshkujt se kam shokë vetë, kam edhe mikeshat e mia që kanë të dashurit e tyre që ia kanë mbledhur shumë. Pra nëse një mashkull po të “blen” me dhurata është sepse ka një qëllim. Ndërkohë kur një mashkull femrën përballë e do vërtet ia mat pulsin tek ana materiale, e çon deri tek burimi dhe nuk i jep ujë, pra ka 1001 lojëra, këtë lojë më ka bërë dhe mua ish-i dashuri im,”-tregoi ajo.

Ndërsa kishte edhe një mesazh për prezantuesit e rinj që hyjnë në botën e televizionit: “Njerëzit kanë maninë për të qenë të famshëm, më shumë se sa të jenë produktivë në atë lloj profesion dhe kjo mani mendoj se është një lloj simbioze e indoktrinuar në tru prej Instagram, i cili nuk është influencë e mirë për të rinjtë.
Në televizione hyjnë dhe dalin shumë personazhe që mbase vërtet nuk kanë lidhje, por e di si është puna? Siç hyra unë, siç hyre ti, disa të tjerë mbas nesh, unë mendoj se Zoti ia jep të gjithëve mundësinë të bëjë diçka, por çështja është a je i aftë ti ta mbash atë, përditë dhe çdo vit, përditë? Ok bëre seks me shefin, apo ke kapur sponsorin se e ke të dashur apo ke ardhur këtu se të ka borxh presidenti i kompanisë edhe të detyrohet, hajde ulu bëje dhe mbaje përditë, çdo vit.”


