20 Prill, 2022

Me bikini dhe në super formë, Rita Ora shfaqet më provokuese se kurrë në postimet e fundit


Rita Ora i ka lënë sërish pak vend imagjinatës teksa ka pozuar me bikini të zeza në një foto-album që ndau ditën e sotme me ndjekësit e saj në Instagram. Artistja duket se ka nisur pushimet pas postimeve të shumta që ka bërë duke u relaksuar në plazhet tropikale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pozuar teksa nxjerr në pah trupin e saj të tonifikuar të lyer me rërë dhe është duke shijuar një ditë me diell në plazhin e Hawaii-t.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Qëndroni të hidratuar dhe mbani të pastër fëmijët”, shkroi ajo krahas fotove. Rita është në një lidhje afatgjatë me regjisorin australian Taika Waititi, ku dyshja shihen rregullisht duke kaluar kohë së bashku Down Under.

Gjithashtu ajo sapo ka nisur dhe ‘The Voice Australia’, ku Rita është pjesë e trajnerëve për të disatën herë.

Teksa sukseset e saj nuk kanë fund, disa ditë më parë artistja ka firmosur kontratën 5 milionë paund me markën e njohur ‘Prada’ duke u bërë kshëtu imazhi i tyre më i ri i modës.

© Panoramaplus.al