8 Maj, 2025

“Më bëri të prisja për dy orë”- U largua nga intervista tre minuta pasi filloi, gazetari tregon se çfarë ndodhi mes tij dhe Kanye West


Piers Morgan ka zbuluar të vërtetën pas intervistës së tij të shkurtër me Kanye West, i cili u largua nga biseda vetëm tre minuta pas fillimit.

Pas polemikave të mëdha të shkaktuara nga deklaratat e tij në rrjetet sociale, reperi kishte rënë dakord të jepte një intervistë për emisionin Uncensored të Morgan.

Në një video të publikuar për të promovuar profilin e tij të ri në platformën Substack, Piers, 60 vjeç, ndau me ndjekësit e tij prapaskenat kaotike të përgatitjeve për intervistën me Kanye, i cili i la anëtarët e ekipit të presin për dy orë, për ta anuluar më pas në moment të fundit. Edhe pse u ra dakord që intervista të zhvillohej ditën pasuese, Piers tregoi se Kanye përsëri e bëri ekipin të priste për një kohë të gjatë, përpara se të shprehej i ofenduar që nuk ishte përshëndetur me pseudonimin e tij artistik, Ye.

Përplasja kulmoi kur Piers e akuzoi reperin për mungesë përgjegjësie lidhur me komentet e tij kontroverse në rrjetet sociale, të cilat janë cilësuar gjerësisht si antisemite, çka bëri që Kanye të largohej menjëherë nga intervista.

Megjithë sjelljen e tij, Piers e mbylli videon duke i ofruar reperit një tjetër mundësi për intervistë, me qëllimin për ta vënë përballë përgjegjësisë për deklaratat e tij publike.

© Panoramaplus.al