7 Qershor, 2018

“Më bënë padrejtësi”, konkurrentja për miss shpërthen në lot në prapaskenë (Video)


Në “Pallatin e Kongreseve” u mbajtë mbrëmë “Miss Universe Albania” dhe fituese e këtij kompeticioni u shpall bukuroshja nga Elbasani, Trejsi Sejdini.

Por mesa duket kjo nuk është pranuar lehtë nga konkurrentet e tjera për miss, të cilat e kanë quajtur të padrejtë faktin se Trejsi u kurorëzua si më e bukura. Në prapaskena ka pasur lot dhe pakënaqësi, madje edhe pretendime për çmimin e thënë.

Një prej vajzave që e ka shfaqur hapur pakënaqësinë ka qenë 16-vjeçarja nga Lezha, Serena Sulo, e cila ka rrëfyer për gazetaren Dasara Karaiskaj se asaj i ëshët bërë një padrejtësi.

Bukuroshja është filmuar teksa qan në momentin kur gazetarja e pyet: Mendon se ta bënë padrejtësisht, prandaj po qan? Po pse?

Konkurrentja ka pohuar me kokë dhe më pas tregon veten e saj dhe thotë: Po a nuk më sheh?

Panorama Plus

© Panoramaplus.al