Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu rreth një muaj më parë humbi babain e saj.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se ndarja me të atin është trishtimi më i thellë që ajo ka provuar.

Së fundmi vajza e moderatores, Nicol përmes një postimi në InstaStory ka ndarë me ndjekësit e saj mesazhin e fundit që i dërgoi gjyshit të saj, i cili nuk e lexoi kurr pasi ndërroi jetë.
“Gjysh, me shumë mundësi je në gjumë tani, por kur të çohesh dua ta lexosh sa shumë të vlersoj, të dua, dhe të kam në mendje. Jam rrugës për në Londer tani, dhe e kam mendjen vetem te ty dhe po lutem të të shoh ta mposhtësh këtë perjudhë të vështirë sa me shpejtë. Të dua me shpirt gjysh, je jeta ime. Je një burr i mrekullueshëm, jam krenare që jam mbesa jote. Jam shumë e lumtur që të kam ty, më bëhet zemra mal sa her që shoh fytyrën tënde të bukur dhe me shton jetën sa herë t’i puth duart edhe faqet e buta. Do e kalosh dhe këtë vështirësi gjysh, do ulemi së shpejti për darkë të gjithë së bashku me ty në krye të tavolinës. Të dua me të vërtetë shumë, mos e harro kurrë. Naten e mirë dhe bëfsh gjumë të ëmbël Bardhoku im i bukur dhe i mirë”– ka shkruar Nicole.
“Sikur ta kishe lexuar mesazhin e fundit që të dërgova, të dua përgjithmonë”– tha ajo krahas fotos ku tregonte mesazhin.





