Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale foto nga pushimet me bashkëshortin e saj, Kreshnikun.

Siç duket edhe nga fotot Dafina është duke shijuar pushimet e saj me bashkëshortin, pak para se të vijë në jetë fëmija i tyre.

Në fotot e publikuara, Dafina shfaqet mbi një jaht luksoz, ndërsa vëmendjen e të gjithëve e ka marrë barku i rrumbullakosur.





