Katy Perry festoi dje 36-vjetorin e lindjes, por në vend të një feste të bukur dhe tortës, ajo u shfaq herët në mëngjes duke bërë shëtitje në lagje.

Ndërkohë, i fejuari i saj, Orlando Bloom, nuk e kishte harruar ditëlindjen e partneres së tij, pasi të shtunën është parë në një argjendari në Kaliforni, sipas “Daily Mail”.


Edhe pse Orlando nuk ishte me të, Katy e kishte një shoqërues.

Ajo u fotografua me qenin e familjes, Nugget, i cili e shoqëronte këngëtaren gjatë shëtitjes së qetë.

Por, e veshur thjeshtë dhe pa make up, në sy ra barku i fryrë.

Në fund të muajit gusht, këngëtarja dhe aktori kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.

Ndërkohë, Orlando ka edhe një djalë 9 vjeç, Flyn, me ish-bashkëshorten, modelen Miranda Kerr.

Katy dhe Orlando janë skeptikë dhe s’kemi parë ende një foto të bebushes në rrjete sociale.



