30 Nëntor, 2020

“Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm”- Pasi theu rregullat e izolimit duke festuar ditëlindjen me 30 persona të tjerë, Rita Ora kërkon falje publikisht


Ylli i pop-it, Rita Ora, ka thyer rregullat e Covid-19 duke organizuar një festë të çmendur ditëlindjeje për 30-vjetorin e saj.

rita ora (2)

Është raportuar se deri në 30 persona ishin të pranishëm atë mbrëmje, megjithëse ajo e përshkruan ngjarjen si një “tubim të vogël”, raporton “BBC”.

rita ora (9)

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe një mjek, i cili tha: “A mendojnë se rregullat nuk vlejnë për ta, pasi janë të pasur apo të famshëm?”

rita ora (6)

Rita bashkë me shumë të ftuar të tjerë VIP, u panë duke dalë nga dera e pasme e restorantit, teksa mbanin nëpër duar shishe alkooli, përfshirë edhe ‘tequila’ e markës së Ritës, të cilën e lancoi pak ditë më parë.

rita ora (7)

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në restorant, është filmuar duke parë përmes dritareve dhe duke u përpjekur që të hapnin derën e sigurisë.

rita ora (3)

Këngëtarja e pranoi gabimin dhe kërkoi falje publike nëpërmjet një statusi të publikuar në Instastory.

rita ora (5)

Përshëndetje të gjithëve, unë mora pjesë në një tubim të vogël bashkë me disa miq për të festuar 30-vjetorin tim të lindjes.

Ishte një nxitje e momentit kur vendimi u mor me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi, por kjo ishte ok.

Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm.

rita ora (10)

Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësi të plotë.

Ndihem e zënë ngushtë duke ditur se sa njerëz kanë punuar për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na mbajtur të gjithë ne të sigurt.

rita ora (8)

Edhe pse kjo nuk do ta rregullojë këtë, dua që sinqerisht të kërkoj falje”, shkruante ajo.

rita ora (5)

Sipas rregullores aktuale të bllokimit në Angli, ju mund të takoni vetëm një person tjetër jashtë.

rita ora (1)

Pub-et dhe restorantet aktualisht janë të mbyllura dhe ju nuk duhet të shoqëroheni me njerëz jashtë shtëpisë suaj ose të merrni të tjerë brenda.

Ata që injorojnë oficerët mund të gjobiten me 100 paund, por shuma mund të dyfishohet për secilën shkelje duke arritur një maksimum prej 3,200 paundësh.

rita ora (12)

Këngëtarja nuk është figura e parë publike e profilit të lartë që pranon shkeljen e rregullave anti-covid. Në tetor, sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham kërkoi falje “për naivitetin e treguar” për pjesëmarrjen në një festë për ditëlindjen e tij të 23-të.

rita ora (13)

Në maj, Kyle Walker i Manchester City u shkroi mbështetësve të klubit, pasi shkeli kufizimet e koronavirusit.

© Panoramaplus.al