Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së ‘Lojërave Invictus 2023’ të Princ Harry-t.

Turneu i cili këtij viti do të zhvillohet në Dusseldorf, Gjermani, do të mbahet me 16 shtator, ndërsa Rita do të jetë një ndër këngëtaret kryesore që do të performojë.
Kujtojmë që këngëtarja prej shumë vitesh është një ndër miket më të mira të themeluesit të eventit Princ Harryt, ndërsa ajo gjithashtu mori pjesë edhe në dasmën e këtij të fundit.

Lojërat Invictus janë është një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosura, të lënduara dhe të sëmura, si dhe shërbime për veteranët.
Kujtojmë që Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.


