Në janar të këtij viti, këngëtari i njohur Enis Bytyqi i dha fund beqarisë duke u celebruar zyrtarisht me bashkëshorten e tij. Por nuk do ta lërë me kaq.

Bëhet e ditur se Enis do të organizojë edhe një ceremoni madhështore për dasmën e tij.
I ftuar në emisionin “Mirage” këngëtari zbuloi se ceremoninë do ta zhvillojë me datë 1 shtator në Ferizaj, vendlindjen e tij.

Bytyqi shtoi se dasma do të jetë kryesisht me familjarë e miq të afërm dhe do të ketë pak të ftuar nga bota e artit. Madje ai zbuloi edhe disa detaje të tjera, si këngëtarët që do të këndojnë në dasmën e tij, ku përmendi këngëtarin Fadil Keca dhe grupin e njohur “NRG Band”.

Gjithashtu ai zbuloi edhe vendin ku bashkë me bashkëshorten e tij do të bëjnë muajin e mjaltit.
“Kemi zgjedhur një ishull, Mauricio, që ndodhet shumë larg në Afrikë, por aty kemi vendosur” – tha Enisi duke buzëqeshur.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
