16 Dhjetor, 2024

“Mbylle gojën”-Pasi deklaroi se nuk e dashuron, Xheneta debaton me Gjestin: Nuk ke të drejtë të më prekësh


Xheneta Fetahu dhe Gjesti të cilët janë në një lidhje në BBV, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e hënë).

Kjo nisi për shkak të baterive të mikrofonit, ku këngëtari ka për detyrë t’i ndërrojë, gjersa kishte shkuar edhe te modelja e cila ato momente po flinte.

Banorja u shpreh e revoltuar dhe reagoi ashpër ndaj artistit shqiptar, duke i thënë që të mos e pengojë.

Xheneta: Ti nuk ke të drejtë të më prekësh mua, a e di se nuk ke të drejtë.

Gjesti: Si i hodhe të gjitha, mos më luaj mua pashën këtu.

Xheneta: Kurrë nuk ke të drejtë të më prekësh mua, zdrali i zanave.

Gjesti: Mbylle gojën se je çuar peshë. E kam detyrë që t’i ndërroj. Çka po të duket vetja.

Kujtojmë që së fundmi gjatë një bisede me banorët e tjerë, Xheneta ka bërë një deklaratë teksa është shprehur se momentalisht ajo nuk ndjen dashuri për Gjestin por vetëm  një tërheqje fizike.

“Mua nuk më intereson dashuria e tij (Gjestit) mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta.

© Panoramaplus.al