Për Kidën sot është një ditë e rëndësishme dhe e veçantë, sepse babai i këngëtares feston ditëlindjen.

Si çdo fëmijë për prindin, edhe artistja është kujdesur që t’i bëjë të atit një urim të ndjerë.

Prandaj, ajo publikoi në Instastory-n e saj një foto të vjetër, të realizuar para shumë vitesh, kur ajo vetë ka qenë ende një vajzë e vogël.

Me flokë të gjatë deri tek supet dhe kaçurrela, Kida shihet duke buzëqeshur teksa mban të veshura vetëm një palë pantallona.

“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i mrekullueshëm në botë! Shoku im më i mirë, mbrojtësi im ti!”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

Një muaj më parë, Kida festoi ditëlindjen, ku përveçse dhurata e mori edhe urime të shumta.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka sjellë edhe një projekt të ri muzikor, të titulluar “Drunk”, i cili erdhi në formën e një balade dashurie.
© Panoramaplus.al
