1 Mars, 2022

Mbretëresha Elizabeth bën daljen e parë pas infektimit me Covid-19


Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II ka bërë daljen e parë pak javë pasi u infektua nga Covid-19.

Mbretëresha, 96-vjeç, është rishfaqur në mbledhjen virtuale të mbajtur nga Kështjella Windsor, ku ajo vazhdon të kryejë një aktivitet të kufizuar në izolim për momentin, sipas ANSA.it. E veshur me një fustan të gjelbërt dhe me një gjerdan me perla, Mbretëresha Elizabeth foli me Carles Jordana Madero, ambasadore nga Andorra dhe Kedella Younous Hamidi.

Këto janë angazhimet e para personalisht të shfaqura në publik që kur Pallati Buckingham kishte njoftuar se mbretëresha ishte me koronavirus.

Thuhet se Mbretëresha e kaloi virusin me simptoma të lehta, të ngjashme me gripin sezonal, por mosha e saj ka bërë që ajo të mos ndihej mirë dhe të anulojë disa takime virtuale për disa ditë. Megjithatë sot Mretëresha Elizabet është shfaqur në formë të mirë.

© Panoramaplus.al