Bukuroshja shqiptare e aq shumë komentuar për format e saj trupore joshëse, ish-banore e “Big Brother Albania”, ndodhet me pushime në një nga vendet më ekzotike, në Punta Cane, nga ku prej ditësh na kënaq syrin me foto nga relaksi që ajo po shijon.

Por mbrëmjen e të hënës, ajo ka postuar në “Instastory”, disa foto dhe video nga një darkë romantike që ka konsumuar në mes të detit. Teksa ka fotografuar edhe një unazë me gurë jeshil që i shndrin dorën. Nuk dihet nëse ka qenë dhuratë e mbrëmjes kjo unazë, por Françeska duket se e ka shijuar darkën.
“Shtëpia e Vin Diesel” shkruan modelja në postimin e saj teksa ka rrethuar vilën e yllit hollivudian.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

