27 Nëntor, 2019

Mblidhen 1 milion dollarë, Mozzik i emocionuar: Fshehurazi po më rrjedhin lotët…


Shumë njerëz të njohur dhe shoqata janë mobilizuar për të mbledhur ndihma e vlera monetare që do të shkojnë në shërbim të të prekurve nga tërmeti.

Organizata “Fundjavë Ndryshe” së bashku me reperin e njohur Mozzik, kanë arritur të mbledhin plot 1 milionë dollarë. Këtë e ka bërë të ditur reperi përmes një postimi në ‘Instagram’ ku në foton e publikuar me Arbër Hajdarin, shkruan:

 

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku, për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu kisha parë, lus Zotin të jemi gjithmonë kështu në këtë ritëm! Fshehurazi po më rrjedhin lotët, lot dhimbje për humbjen e viktimave, për trishtimin që e panë sytë e njerëzve… e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën ‘Bashkë ia dalim’. Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë, të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi, e vetëm te ai ndihmë kërkojmë!Faleminderit të gjithëve! Vazhdojmë tutje !”

 

© Panoramaplus.al