Demi Lovato ka treguar me anë të videoklipit të këngës “Dancing with the Devil” se si ishte jeta e saj gjatë dhe pas mbidozës gati fatale të vitit 2018.

Në video, premiera e së cilës u publikua të enjten, 28-vjeçarja rikrijon momentet dhe shihet duke festuar në një bar pastaj duke u transportuar me një barelë dhe e shtrirë pa ndjenja dhe pranë kishte tre gra: njëra supozohej se ishte nëna e saj, Dianna De La Garza dhe dy motrat, Dallas dhe Madison, shkruan “People”.
Përgjatë skenave, Lovato i qëndron besnike detajeve nga incidenti në jetën reale, nga flokët e deri tek make up-i. Ajo madje mban një xhaketë të gjelbër të ngjashme me atë që kishte veshur natën e mbidozës.

“Unë po vallëzoja me djallin / Jashtë kontrolli / Gati arrita në qiell / Ishte më afër sesa mund të mendoni / Duke luajtur me armikun / Bixhoz me shpirtin tim / është kaq e vështirë të thuash jo / Kur vallëzon me djallin,“- thuhet në refrenin e këngës së Lovato-s që i referohet direkt mbidozës së saj.
Videoja muzikore “Dancing with the Devil” përshkruhet si një “histori e vërtetë” e drejtuar nga Lovato dhe themeluesi i “OBB Media”, Michael D. Ratner, i cili drejtoi gjithashtu serinë e dokumenteve të Lovato-s në “YouTube”, të titulluar “Demi Lovato: Dancing with the Devil”.

“Mora një shishe verë të kuqe një natë dhe nuk kaluan as 30 minuta para se të telefonoja dikë që kishte drogë,”- tha Lovato teksa tregoi për natën e tmerrshme. “Unë përfundova në një festë dhe u përplasa me tregtarin tim të vjetër të drogës nga gjashtë vjet më parë. Atë natë bëra drogë që nuk e kisha bërë kurrë më parë.”
Pastaj dy javë më vonë, Lovato tha se kishte pirë heroinë dhe kokainë. Ndërsa krijoi varësi, Lovato tha se e mbante problemin e saj “shumë të fshehur” nga miqtë dhe familja.

Por pasi festoi ditëlindjen e një shoqeje, Lovato tha se do të shkonte të flinte rreth orës 5:30 të mëngjesit, por “realiteti ishte që unë thirra një nga tregtarët e mi të drogës”.
Të nesërmen në mëngjes, ndihmësi i saj personal Jordan Jackson hapi derën dhe zbuloi se “ajo nuk po zgjohej ose po përgjigjej”.
“Ishte një pikë ku ajo ishte bërë blu. I gjithë trupi i saj ishte blu. Unë mendova: ‘Ajo ka vdekur me siguri’,”- tha Jackson . “Ishte gjëja më e çmendur që kisha parë ndonjëherë“.

Në seri, neurologu i Lovato, Dr. Shouri Lahiri zbuloi se nivelet e saj të oksigjenit ishin “në mënyrë të rrezikshme të ulëta dhe vazhdonin të binin gjithnjë e më shumë” dhe se vendet e para që do të prekeshin në trupin e saj ishin pjesa e pasme e trurit dhe shikimi.
“Kam pasur tre goditje në tru. Kam pasur një sulm në zemër. Kam pësuar dëmtime të trurit nga goditjet. Nuk mund të ngas më makinë. Kam probleme me shikimin”,- tha Lovato. “Unë gjithashtu kam pasur pneumoni, sepse kam dështim të shumëfishtë të organeve.”

“Unë jam me të vërtetë me fat që jam gjallë,”- shtoi ajo, duke zbuluar se i kishin mbetur “5 deri në 10 minuta” kohë jetë.
Lovato pranoi se nuk është plotësisht e matur dhe ende pi duhan me bar të moderuar.
Kohët e fundit, Demi Lovato pranoi publikisht edhe se është panseksuale, pra nuk kufizohet në gjini, identitet, apo etni për të zgjedhur një partner.
© Panoramaplus.al
