16 Shkurt, 2021

Mbi 8.9 milionë like brenda disa orëve, Rihanna pozon topless dhe “çmend” rrjetin


Këngëtarja e njohur Rihanna i ka vendosur “flakën” rrjetit teksa publikoi në Instagram një imazh të nxehtë.

Ylli i muzikës pop dhe biznesmenja pozoi topless pranë një pishine, e veshur me boksera santen, ngjyrë vjollcë nga linja e saj për të brendshme Savage X Fenty.

Imazhit hot i këngëtares ka siguruar deri tani 8.9 milionë pëlqime në rrjetin social dhe është bërë viral.

“Kur Popcaan më thotë: Nuk dua të veshësh të brendshme sonte!”- shkroi këngëtarja krahas fotos provokuese, ku ka marrë komplimente të shumta.

Vetëm pak ditë më parë, u bë publik lajmi se Rihanna mbylli linjën e saj të modës “Fenty”. Aktualisht ajo po shijon romancën me reperin  A$AP Rocky, me të cilin ka pasur miqësi disa vjeçare.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al