7 Nëntor, 2017

Mbeti jashtë Parlamentit/ Habit ish deputeti i PDIU-së, shfaqet mes dy leopardëve


Me postimet e tyre në rrjete sociale, ish-deputetët e legjislaturës së kaluar tërheqin gjithmonë vëmendjen. Këtë herë është ish-deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini i cili mbeti jashtë Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Muhadini është larguar nga jeta politike aktive dhe këto kohë duket se i ka shfrytëzuar për të vizituar dhe bërë turizëm aventuresk.

“Duke punuar për zbutjen e kafshëve të Egra!”, shkruan ish-deputeti në Facebook, ndërkohë që ka postuar disa foto dhe video, ku shfaqet në mes të dy leopardëve, por nuk bën të ditur vendin se ku ka shkuar.

© Panoramaplus.al