22 Janar, 2021

Mbaroi raundin e parë të kimioterapisë, dalin detaje nga gjendja e aktorit dhe lloji i kancerit që vuan


Aktori i famshëm, Dustin Diamond, u diagnostikua me kancer të fazës së katërt pak ditë më parë.

Dhe tani është zbuluar lloji i kancerit të mushkërive që vuan 44-vjeçari.

Fox News shkruan se aktori është me diagnostikuar me karcinomë të qelizave të vogla.

Ndërkohë përfaqësuesi i tij, Roger Paul tha për NBC News se Dustin Diamond ka përfunduar raundin e parë të kimioterapisë.

Paul u shpreh se raundi tjetër i kimioterapisë së Diamond po planifikohet dhe së shpejti do të fillojë terapinë fizike.

“Ai dëshiron që të kalojë më shumë kohë me të dashurën e tij, të luajë në kitarë, në video lojëra, si edhe të bëjë video për fansat në mediat sociale. Dustin ka përfunduar raundin e parë të kimioterapisë dhe raundi i ardhshëm po planifikohet. Gjithashtu do fillojë terapinë fizike së shpejti”- tregoi përfaqësuesi i aktorit.

Diamond mori famë në vitet 1990 me rolin e tij të Samuel “Screech” Powers në “Saved by the Bell”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al