Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë në muajin shkurt. Por këngëtarja e mbajti sekret ardhjen në jetë të Luizës, lajm të cilin e zbuloi babai i saj.

Dhe tani Yllka na ka prezantuar për herë të parë me vogëlushen e saj.
Ajo publikoi një foto topless në Instagram duke mbajtur foshnjën në krahë.
“Nënë e bijë”- shkroi këngëtarja.

Luiza erdhi në jetë më 10 shkurt por këngëtarja qëndroi e heshtur duke e mbajtur tërësisht të fshehtë për publikun.
Ndërsa lajmin e shtatzënisë e informoi pak kohë para se të bëhej nënë.
“Është pjesa më e bukur e jetës,”– tha babai i saj, Zeqë Kuqi duke ju referuar ardhjes në jetë të mbesës në një intervistë për RTV21.


© Panoramaplus.al

