Eminem po përpiqet ende të shlyejë gabimet e tij. Reperi i famshëm publikoi një tjetër album surprizë ditën e enjte, nëpërmjet të cilit i kërkon falje edhe Rihanna-s.

Pas “Kamikaze” në vitin 2018 dhe “January’s Music To Be Murdered By”, ku është albumi i tretë që këngëtari e publikon në mënyrë të befasishme gjatë dy viteve të fundit, raporton “Entertainment”.

Në vitin 2009, në media bëri bujë lajmi se Chriss Brown kishte ushtruar dhunë ndaj këngëtares me famë botërore, Rihanna-s, me të cilën ka qenë në një lidhje dashurie.

Kjo ngjarje tronditi botën dhe fotot e këngëtares me shenja dhune në fytyrë bënë xhiron e rrjetit.

Rihanna rrëfeu me detaje gjithçka që kishte ndodhur në një intervistë për Oprah Ëinfrey në 2012-ën, ndërsa Chris Brown u shpall fajtor për dhunën dhe u dënua me 5 vite mbikëqyrje dhe shërbim komunitar.

Asokohe, Eminem përgatiti një këngë të titulluar “Zeus” e cila megjithëse s’u publikua kurrë, u mësua që reperi kishte mbajtur anën e Chris Brown.

Ndaj, Eminem i detyrohej Rihanna-s një ndjesë publike, të cilën e ka bërë në njërën prej këngëve të albumit të tij të ri “Music to Be Murdered By – Side B”, pasues i “Music to Be Murdered By”.

“Për mua, për sa kohë unë premtoj të jem i sinqertë, me gjithë zemër i kërkoj falje Rihanna-s. Për atë këngën, më fal Ri, nuk doja të të shkaktoja hidhërim, megjithëse ishte gabimi im,”- është shprehur ai.
© Panoramaplus.al
