Nëse jeni të shqetësuar se mos keni pasoja për shkak të masturbimit shumë të shpeshtë dhe përdorimit të lodrave të seksit, merrni frymë lirisht.

Portali Pop Sugar ka zhvilluar bisedë me drejtoren e Programit të mjekësisë seksuale të femrave në Universitetin Stanford, Leah Millheiser.
Ajo thotë që lodrat seksuale janë të shkëlqyeshme për studimin e intimitetit, qoftë kur i përdorni me partnerin apo vetëm, posaçërisht u janë të dobishme femrave të cilave u nevojitet paksa më shumë stimulim për të arritur orgazmën.
“Lodrat u janë shumë të nevojshme dhe të dobishme femrave të cilat kanë vështirësi në arritje të orgazmës, posaçërisht pas menopauzës. Femrat e reja shpesh brengosen në mos po bëhen të varura.”
“Kjo nuk do të thotë që nuk do të arrini orgazëm edhe pa to, mirëpo është e mundur që më shumë kënaqeni në seksin me të cilin përdorni lodrën. Dhe kjo është në rregull”, shton ajo.
Më e mira është që herë pas here të përdorni lodra, mirëpo më me rëndësi është që të bëni atë me të cilën jeni më të kënaqura, këshillon kjo mjeke.
Kur lora seksuale është e sigurt dhe i dobishëm:
▪ Kur përdoret në mënyrë të moderuar, pa ndërhyrë në jetën e përditshme apo marrëdhëniet reale.
▪ Kur lodrat pastrohen dhe higjienizohen rregullisht për të shmangur infeksionet.
▪ Kur përdoren siç duhet, duke ndjekur udhëzimet dhe duke shmangur përdorimin e dhunshëm apo të pakujdesshëm.
▪ Kur nuk krijojnë varësi psikologjike, pra nuk bëhen mënyra e vetme për të përjetuar kënaqësi.
© Panoramaplus.al

