27 Nëntor, 2020

Mashkulli më seksi në botë nuk është më beqar, pak ditë pasi fitoi statusin kapet mat me modelen


Michael B. Jordan është kapur mat me të dashurën e tij të re, Lori Harvey, vetëm pak ditë pasi u shpall mashkulli më seksi nga revista “People”.

Çifti u fotografuan duke dalë nga një aeroplan në vendlindjen e 23-vjeçares, në Xhorxhia, ku babai i saj, komediani Steve Harvey, jeton me bashkëshorten e tij, Marjorie.

Si ylli i Black Panther, ashtu edhe e dashura e tij mbanin maska, ndërsa ishin veshur me kostum sportiv.

Më pas, dyshja hipën në një makinë që i priste dhe u larguan.

Michael ndezi thashethemet se ai dhe modelja ishin bashkë në fillim të këtij viti, por kjo është hera e parë që fotografon së bashku.

Lori më parë ka qenë e lidhur me reperin 37-vjeçar Future, por u ndanë në muajin gusht.

Ndërsa aktori ka qenë shumë i rezervuar për sa i përket jetës së tij personale.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al