Michael B. Jordan dhe Lori Harvey kanë bërë zyrtare lidhjen në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu thashethemetse janë në një lidhje romantike.
Mashkulli më seksi i vitit 2020 dhe modelja 24-vjeçare konfirmuan lidhjen me anë të disa postimeve në llogaritë e tyre përkatese në Instagram.
Jordan postoi dy fotografi, në njërën duke parë Harvey në sy.
Ylli i “Black Panther” etiketoi Harvey në imazhin, si edhe fotografin Leo Volcy.
Ndërsa modelja, e cila u adoptua nga Steve Harvey pasi u martua me nënën e saj në 2007, Marjorie Bridges, publikoi një kloazh fotosh Polaroid me Jordan, ku në një prej tyre aktori e puth në faqe.
Në nëntor, Jordan dhe Harvey u panë së bashku në aeroportin në Atlanta, qyteti i lindjes së Harvey, për festën e Falënderimeve. Në fund të dhjetorit, ata u fotografuan duke udhëtuar përsëri, këtë herë në Salt Lake City në kohën e festimeve të Vitit të Ri.
“Dua një femër me sens humori, të mirëkuptueshme sepse jeta e një aktori nuk është e favorshme për një marrëdhënie,”- tha aktori për People, kur u shpall mashkulli më seksi për 2020.





