2 Mars, 2026

Martohet Zendaya dhe Tom Holland? Deklarata e stilistit të njohur konfuzon ndjekësit


Thashethemet për një martesë të mundshme mes Zendaya dhe Tom Holland janë shtuar së fundmi, pas një deklarate me humor nga stilisti i njohur Law Roach.

Gjatë një interviste për Access Hollywood, në kuadër të Actor Awards 2026, Roach la të kuptohet se çifti mund të ketë kurorëzuar dashurinë e tyre larg vëmendjes së publikut.

“Dasma ka ndodhur tashmë. Ju e humbët,” u shpreh ai me shaka. I pyetur drejtpërdrejt nëse kjo ishte e vërtetë, stilisti konfirmoi duke qeshur, por pa zbuluar detaje të tjera mbi datën apo vendin e ceremonisë.

Zendaya dhe Holland e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2021, pasi u njohën gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming në vitin 2017. Që prej asaj kohe, ata janë treguar tejet të rezervuar për jetën personale.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” në vitin 2023, Holland theksoi se ruajtja e privatësisë është një zgjedhje e vetëdijshme për ta.

“Është diçka që e mbrojmë shumë dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë,” u shpreh ai.

© Panoramaplus.al