Bisnesmeni Mark Zuckerberg, ka befasuar ndjekësit më një postim të fundit në rrjetet sociale teksa mendohet se ka zhvilluar ceremoninë e dasmës me partneren e tij, në ditën e lindjes së saj.

Ndonëse nuk janë ndarë detaje të tjera nga ceremonia, Mark është shfaqur i veshur dhëndër, dhe partnerja e tij me fustan të bardhë.

Krahas momenteve të publikuara ai ka bërë dhe një dedikim të ëmbël për bashkëshorten e tij ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë ndaj saj.

“Duke festuar me personin më të rëndësishëm në jetën time. Ju jeni një partnere, nënë dhe shoqe e shkëlqyer, dhe unë jam mirënjohës që e ndaj këtë jetë me ju”, shkruan Mark.

Nga ana tjetër, partnerja e tij, Priscilla Chan, teksa ka ndarë një video ku fryn qirinjtë e tortës , veshur me fustan nusërie, shkruan: “I mbusha të dyzetat e rrethuar nga familja, miqtë, të qeshurat dhe kërcimi. Jam kaq me fat që jam kaq e dashuruar.”
View this post on Instagram
Mark dhe Priscilla janë prej kohësh në një romancë dashurie dhe ndajnë tre fëmijë bashkë.

Mark Elliot Zuckerberg, i lindur më 14 maj 1984, është një biznesmen amerikan i cili bashkëthemeloi shërbimin e mediave sociale Facebook dhe kompaninë e saj mëmë Meta Platforms , ku ai është kryetar, drejtor ekzekutiv dhe aksioner kontrollues. Zuckerberg ka qenë subjekt i padive të shumta në lidhje me krijimin dhe pronësinë e faqes në internet, si dhe çështje të tilla si privatësia e përdoruesit.


