Jeremy Meeks, i cili së fundmi është cilësuar si një ndër meshkujt më të bukur në botë, ka patur një të kaluar jo të mirë.

Meeks u bë i njohur pikërisht kur ishte në burg dhe vuante dënimin për disa çështje të të kaluarës së tij.

Teksa ai vuante dënimin me burg, Jeremy ishte i martuar. Por pas famës që mori, “krimineli më i bukur” u nda nga bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë dhe u fejua me trashëgimtaren e “Top Shop”, Chloe Green.

Por mesa duket Meek tashmë po kalon në një tjetër fazë. Ai është fotografuar këtë të martë në Beverly Hills, duke u futur në një argjendari.

Mos ndoshta Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë?

Jeremy aktualisht i është përkushtuar fushës së moedilngut, duke u shndërruar në imazh të firmave më të njohura në botë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
