Kim Kardashian u shfaq së fundmi duke u martuar teksa luan në një skenë për serialin e ri “Rayan Murphy, All’s Fair.”

Skena romantike është xhiruar në plazh kU ylli televiziv dhe aktori janë kapur dorë për dore dhe vrapojnë së bashku, Kim e veshur me fustan të bardhë ndërsa aktori me kostumin tipik të dhëndrit, në ngjyrë blu.

Kim e cila luan personazhin kryesor në serial u pa duke shkëmbyer puthje të zjarrta me Matthew Noszka, gjatë skenave të dasmës.

Noszka një aktor jo pak i famshëm, fitoi famë si model për markat si Nike, Calvin Klein, Hugo Boss, Tom Ford, Ralph Lauren dhe Versace dhe luajti së bashku me Miley Cyrus në një fushatë syze Dolce & Gabbana në tetor 2024. Gjithashtu ai luajti Jason në filmin e Jennifer Lawrence “No Hard Feelings” në 2023.

Noszka është fejuar me aktoren dhe modelen Inanna Sarkis, 31 vjeç dhe dyshja kanë një vajzë katër vjeç.

Kim ndan katër fëmijë me ish-bashkëshortin Kanye West, dhe ka qenë e martuar më parë me Kris Humphries dhe Damon Thomas. Ish-ët e saj përfshijnë Pete Davidson dhe Odell Beckham Jr.

Kim thuhet se jo vetëm po aktron, por po shërben edhe si producente ekzekutive në dramën e shumëpritur.

Sa i përket karrierës së aktrimit të Kim-it, ajo dhe Ryan fillimisht u bashkuan për American Horror Story: Delicate, i cili u shfaq premierë më 20 shtator 2023 .

Në këtë serial novator, Kardashian mori rolin kryesor, si Siobhan Walsh, një personazh që përballet me sfidat surreale dhe shqetësuese të shtatzënisë.




© Panoramaplus.al

