20 Shkurt, 2018

Martohet Ed Sheeran në fshehtësi? (FOTO)


Ka disa ditë që mediat e huaja shkruajnë se këngëtari me famë botërore Ed Sheeran është martuar në mënyrë sekrete me partneren e tij. Por nga ana e çiftit nuk ka patur asnjë deklaratë në lidhje me këtë temë.

Mbrëmjen e së hënës këngëtari ka qenë në një koncert në Londër, ku teksa i binte kitarës ka treguar “padashje” unazën e fejesës në gisht.

Çifti Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn, prej disa kohësh po përjetojnë një histori dashurie, por kanë qenë mjaft të rezervuar për të zbuluar detaje nga jeta e tyre private.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al